FIDANISHTJA

Kosovari therr gruan e tij dhe arratiset

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dy ditë pas vrasjes së kërcovares, Wohleni është tronditur edhe nga një rast tjetër i dhunës në familje.

Një grua 24 -vjeçare me shtetësi zvicerane të hënën në mbrëmje në Wohlen ishte viktimë e një sulmi të dhunës në familje . Ajo është plagosur nga goditjet me thikë në qafë dhe ishte dërguar me ambulancë në spital .

Policia e Kantonit Aargau është vënë pas të dyshuarit , burrit të 24 -vjeçares . Prokuroria në Muri – Bremgarten ka hapur një hetim penal për tentim vrasje me paramendim ndaj kosovarit.

Ngjarja kishte ndodhur të hënën rreth orës 19 kur ishte alarmuar policia dhe një ekip i ambulancës në Wohlen. 24-vjeçarja me shtetësi zvicerane ka pësuar lëndime të rënda pas një grindjeje me burrin.

Për peshën e lëndimit që ka pësuar ajo ende nuk jepen informata, përveç që thuhet se gjendja është stabile. Policia ka reaguar shpejt dhe konkretizuar dyshimin ndaj burrit të viktimës , një 23 – vjeçar qytetar i Kosovës, me banim në Wohlen . Kosovari kishte ardhur vetëm disa javë më parë në Zvicër , pasi ishte martuar vitin e kaluar, thuhet në komunikatën e policisë në Argau .

FIDANISHTJA

Megjithë insistimin e albinfo.ch, policia nuk bërë të ditur identitetin e viktimës me shtetësi zvicerane.

Rrethanat dhe motivi i sulmit janë objekt i hetimit të mëtutjeshëm .

Policia kantonale dhe prokuroria janë vënë në kërkim të të dyshuarit:

Salih Sylbeka , 23 vjecar , shqiptar i Kosovës, rreth 170 cm i gjatë, me mjekër të shkurtër , flokë të zeza , i veshur me xhinse blu dhe një këmishë me vija, jakne të zezë me një emblemë të bardhë në të.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacione për personin në fjalë mund të telefonojë policinë në Aargau , Aarau , ( tel. 062 835 81 81 ) ose ndonjë stacion tjetër të policisë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.