Mobi Casa

Kosovari plagos zviceranen: shkas, cigaret e hedhura?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkëshorti i gruas së sulmuar me thikë thotë se shkas për këtë sulm mund të kenë qenë cigaret e hedhura pa kujdes në hapësirën para banesës nga dorasi.

Të shtunën në Seewen të kantonit Schwyz, një grua 45 vjeçe është sulmuar me thikë në banesën e saj. I dyshuari për këtë sulm, një kosovar 22 vjeçar, pasi ka iku nga vendi i ngjarjes, është kapur pak orë më pas nga policia.

Viktima është dërguar në spital prej nga, pas trajtimit mjekësor është liruar.

KKGJILAN

Motivi i sulmit mbetet i paqartë. Meqë nuk ka asnjë indikacion për njohje në mes të viktimës dhe dorasit, policia përjashton deliktin e bazuar në ndonjë lidhje eventuale mes tyre. Sipas policisë, pista në të cilën janë drejtuar hetimet është tentim vrasjeje.

Por, dëshmitarët, respektivisht bashkëshorti i gruas së sulmuar thotë se shkas për këtë sulm mund të kenë qenë cigaret e hedhura pa kujdes në hapësirën para banesës nga dorasi. Gruaja, tashmë e sulmuar i ka tërhequr vërejtjen vjehrrit të 22 vjeçarit, i cili i ka premtuar asaj se do ta kapë në vepër dhëndrin. I mllefosur me këtë akuzë, i riu, sipas bashkëshortit të gruas së sulmuar, ka goditur me thikë viktimën.(albinfo)