UBT

Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm “diçka e zezë”: “Mendova se ishte një dre”.

E mërkurë, 25 Qershor 2025 – 20:36albinfo.ch
Në fillim të marsit 2023, një motoçiklist 30-vjeçar nga Fricktal-i, i cili udhëtonte nëpër Kaistenberg, përfundoi me pasoja të rënda. Pasi ishte rrëzuar në tokë në një aksident të vetëshkaktuar dhe kishte ngritur motoçikletën e tij, ai ishte goditur mbrapa nga një shofer makine, transmeton albinfo.ch.

I lënduari u dërgua në spital me helikopter me një frakturë të hapur të nënkofshës. Pasuan tre operacione dhe trajtimi me fizioterapi.

Nje kosovari 52-vjeçar i është dashur përgjigjej për këtë para Gjykatës së Qarkut Laufenburg, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”. Prokurori publik e ka akuzuar atë për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia për shkak të mungesës së vëmendjes dhe ka kërkuar të një dëbim me kusht, me të holla dhe një gjobë.

I akuzuari duke u përgjigjur gjatë procesit gjyqësor ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm “diçka e zezë”. “Mendova se ishte një dre”. Ai gjithashtu ka pretenduar se ishte verbuar nga dritat e makinave të të tjerëve. “Më vjen keq për atë që ndodhi” është shprehur ai.

Një dëshmitare që ka qenë në të njëjtin vend kur ka ndodhur aksidenti ka thënë se e kishte identifikuar me kohë motoçiklistin dhe, sipas deklaratës së saj, kishte qenë në gjendje të “frenonte normalisht”.

ARKATANA

Avokati i paditësit privat akuzon të pandehurin për dhënien e deklaratave kontradiktore: “Në një moment ai thotë se kishte parë diçka të zezë, pastaj papritmas thotë se nuk kishte parë asgjë fare”, përcjell albinfo.ch. Ai ishte, sipas tij, “jashtëzakonisht” i shpërqendruar.

Mbrojtësi i kosovarit nga ana tjetër argumenton se klienti i tij nuk duhej të priste se do t`i dilte përpara një motoçikletë e parkuar anash. Motoçikleta ishte parkuar në rrugë pa drita dhe dukshmëria ishte e dobët.

Gjykata përfundimisht e shpalli të pandehurin fajtor. Ajo e dënoi atë me një gjobë me kusht prej 60 tarifash ditore prej 140 frangash secila dhe një gjobë prej 2,100 frangash. Gjykata po ashtu e ka mbështetur në parim një padi civile por ka hedhur poshtë kompensimin për mungesë të një shume të përcaktuar.

Gjykata supozoi se një dritë motoçiklete ishte ndezur në kohën e përplasjes, transmeton albinfo.ch. Po ashtu gjykata arriti në përfundimin: “I pandehuri duhet të kishte qenë në gjendje të ndalonte, por nuk e bëri”.

(Foto: KAPO Aargau)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.