Fundamenti

Kosovarët nga Zvicra, gara ilegale në autostradën gjermane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të katër ngasësit që janë zënë ishin shtetas zviceranë me prejardhje kosovare, njoftojnë mediet gjermane. Dyshohet edhe për disa të tjerë.

Disa vetura të fuqishme, me kubikazhë të madhe si dhe me pamje sportive, pasditën e të shtunës u kanë futur tmerrin ngasësve në segmentin e autostradës 5 nga Lorach-u (Gjermani) deri në Bazel, Zvicër.

Shoferët po u jepnin makinave (BMW dhe Mercedes) me një shpejtësi shumë të madhe si dhe po silleshin në mënyrë agresive, duke i rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo bëri që këta të fundit të alarmonin policinë.

Pas shumë telefonatave të marra, policia i ka ndaluar në afërsi të kufirit katër makina, me regjistrim nga Cyrihu e Lucerni. Të katër ngasësit që janë zënë ishin shtetas zviceranë me prejardhje kosovare, njoftojnë mediet gjermane (Südkurier dhe Badische Zeitung).

Uji Dea

Por sipas shoferëve të tjerë në autostradë, bëhet fjalë për rreth dhjetë makina që kanë “terrorizuar” ata, duke iu afruar pranë dhe duke i tejkaluar me shpejtësi shumë të madhe.

Policia i ka ndaluar katër shoferët ndërsa hetimet e mëtejme do të tregojnë se për çfarë vepre penale ata do të ngarkohen.

Duke qenë se në autostradat zvicerane shpejtësia e makinave është e kufizuar, herë pas here ndodh që ngasës nga Zvicra të zhvillojnë gara ilegale shpejtësie në autostradat e Gjermanisë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.