Eko Higjiena

Kosovarët, komuniteti me rritjen më të madhe në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komuniteti kosovar është rritur për 15703 persona në krahasim me vitin 2012. Kjo vjen si pasojë e zëvendësimit të pasaportave serbe me ato kosovare.

Numri i të huajve gjatë vitit 2013 ka shënuar një rritje “neto” prej 61570 personash , që në krahasim me shtimin e shënuar në vitin 2012 (53000) paraqet një shpejtim të këtij procesi. Po ashtu popullata e vendosur prej kohësh në Zvicër, me prejardhje të huaj është shtuar për 3.4 për qind, ndërsa në vitet pararendëse ky shtim ka qenë rreth 3 për qind në vit. Shifra e plotë e të huajve të cilët jetonin në Zvicër në fund të vitit 2013 ishte 1 milion e 88630. Dy të tretat e tyre vijnë nga shtetet e BE dhe EFTA.

Është interesante se shtimi i numrit të të huajve nga vendet e përmendura me 4.5% është dukshëm më i madh se sa ai i vendeve të treta, me 1.2%, ka shpallur sot Enti Federal për Migracion (BFM).

UBT

Sikur edhe në vitet pararendëse numrin më të madh të të huajve, me 301254 persona e përbëjnë italianët. Gjermanët me 293156 janë në vendin e dytë, portugezët në të tretin me 253769, francezët me 110.190, janë të katërt në listë dhe kosovarët të pestët, me 95140.

Me 15703 persona më shumë se një vit më parë, rritjen më të madhe e ka shënuar komuniteti kosovar. Ai është rritur më shumë se komunitetet tjera më të mëdha si ai portugez dhe ai gjerman. Siç e thekson edhe vetë BFM, kjo rritje e numrit të kosovarëve nuk është shtim efektiv brenda komunitetit por rezultat i rritjes së numrit të atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia serbe duke marrë shtetësinë kosovare. Pikërisht në këtë përpjesëtim paraqitet edhe zvogëlimi i numrit të shtetasve serbë në Zvicër gjatë vitit 2013. (albinfo.ch/sda)/albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.