GRANDEMALL

Kosovares i refuzohet pasaporta austriake, arsyeja lidhet me kunatën e sëmurë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Familja V. ka më shumë se 30 vjet që jeton në Austri. Bashkëshorti i Egzonës, Naseri, erdhi në Vjenë në vitin 1993. 20 vjet më vonë ai u zhvendos në një banesë të Shoqërisë Kooperative (Genossenschaftswohnung) në Vjenë, në bezirkun Favoriten, shkruan albinfo.at.

Gruaja 33-vjeçare, prej vitit 2013 jeton në banesë me bashkëshortin (38), vjehrrit dhe kunatën. Megjithatë, kjo e fundit vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është e detyruar të lëvizë me një karrocë për personat me nevojë. Për shkak të kujdesit të kunatës së sëmurë, gruaja nga Kosova merr një shumë minimale nga shteti si kujdestare e kunatës. Pikërisht këto rrethana, kanë dërguar në refuzimin e nënshtetësisë për Egzonën.

“Kam kaq kohë që jetoj në Austri dhe ndihem shumë rehat këtu. Prandaj kam dashur të aplikoj për shtetësi austriake”, thotë kosovarja në një bisedë për heute.at. Burri i saj, fëmijët e tyre, prindërit dhe motra e burrit tashmë kanë pasaportën austriake. Megjithatë, MA 35 tani e refuzoi kërkesën për shkak të nevojës për përkujdesje dhe përfitime sociale në familje, përcjell albinfo.at.

FIDANISHTJA

“Kunata vazhdon ende në shkollë dhe përkujdeset nga unë dhe vjehrra. Megjithatë, aplikimi im thjesht u refuzua”, thotë e mërzitur 33-vjeçarja. As bashkëshorti i saj, Naseri, nuk e kupton vendimin e autoriteteve të migracionit: “Si falënderim që gruaja ime kujdeset për motrën time, ajo nuk duhet të bëhet austriake”, thotë i habitur ai.

Nënkryetari i Bashkisë premton ndihmë

Naseri shkon edhe më larg. Ai arriti të kontaktoi me telefon nënkryetarin e Bashkisë së Vjenës, Christoph Wiederkehr (Neos). Ai thuhet se i ka premtuar se rasti do të rishqyrtohet. “Tani do t’ia përcjell çështjen zotit Wiederkehr. Zyra e tij duhet të kujdeset për këtë çështje”, shpreson Naseri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.