GRANDEMALL

Kosova shënon fitoren e parë

/ 2 minuta lexim
HW

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitoren e parë ndërkombëtare duke mundur Omanin me rezultat 1-0, të dielën në kryeqytet.

Sulmuesi Imran Bunjaku me golin e tij nga pika e bardhë në minutën e 84, ia siguroi fitoren e parë Kosovës në sfidat ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-së.

Në pjesën e dytë të lojës, mysafirët u treguan me të rrezikshëm, mirëpo në finish të ndeshjes, përfaqësuesja jonë me një angazhim maksimal ia doli që të gjejë rrugën e golit përmes Bunajkut, i cili shënoi nga pika e bardhë pasi që më parë një lojtar i Omanit luajti më dorë brenda zonës së rrezikshme.

Tifozët në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë fishkëllyen himnin e FIFA-s, gjersa ai po intonohej. Ndryshe, FIFA dhe UEFA po vazhdon të mos e njoh futbollin kosovar plotësisht.

Pjesa e parë: Kosova – Omani 0:0

Mobi Casa

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një duel mesatar me atë të Omanit në ndeshjen miqësore që po zhvillohet sot në Stadiumin e Prishtinës, teksa rrjetat heshtën në 45 minutat e para.

Ka përfunduar pjesa e parë, Kosova – Omani 0:0. Skuadra e Albert Bunjakut pati rastin më të mirë të shënimit në 45 minutat e parë, mirëpo gjuajtja e Kristian Nushit u ndal nga portieri kundërshtar.

Kosova është në kërkim të fitores së saj të parë në një takim ndërkombëtar. Sfidat miqësore kundër Haitit, Turqisë dhe Senegalit nuk rezultuan të suksesshme.

Edhe kësaj radhe, tifozë nga të gjitha qytet e Kosovës erdhën në stadiumin për ta përkrahur Kosovën drejt fitores së parë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ishte rreth 10,900.

Tifozët në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë fishkëllyen himnin e FIFA-s, gjersa ai po intonohej. Ndryshe, FIFA dhe UEFA po vazhdon të mos e njoh futbollin kosovar plotësisht./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.