HW

“Kosova pret t’i kthehen bijtë e vet”, Hamza reagon pas fjalëve të ish-krerëve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas fjalëve përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kryetari i PDK-së,

Hamza ka theksuar emocionin, dhimbjen dhe krenarinë që sipas tij shoqëruan këtë moment historik.

Ai u shpreh se sot janë përjetuar “emocione të veçanta” dhe “dhimbje për peshën historike”, por mbi të gjitha, ai theksoi krenarinë për guximin dhe dinjitetin e të akuzuarve gjatë deklarimeve të tyre përfundimtare.

“Sot e dëgjuam zërin e popullit tonë që luftoi për mbijetesë dhe liri”, ka deklaruar Hamza, duke iu referuar fjalimeve të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në sallën e gjyqit në Hagë.

Mobi Casa

Hamza tha se ata folën jo vetëm në emër personal, por për sakrificën, dhimbjen dhe të vërtetën e popullit të Kosovës.

Në reagimin e tij, kryetari i PDK-së ka theksuar se kjo e vërtetë historike nuk mund të relativizohet, zbehet apo tjetërsohet nga askush.

“Këtë të vërtetë askush nuk do të mund ta relativizojë. Askush nuk do të mund ta zbehë. Askush nuk do të mund ta tjetërsojë. Sepse askush nuk ka mandat ta njollosë sakrificën e popullit tonë që luftoi për liri dhe dinjitet”, ka shkruar kryetari Hamza.

Në fund të reagimit, ai ka theksuar pritjen e qytetarëve për një vendim të drejtë, duke theksuar se “Kosova pret drejtësi” dhe “Kosova pret t’i kthehen bijtë e vet”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.