RCCOLA

Kosova Petroli, ilegal

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nuk ka licencë, e as pompat nuk janë të tijat. Por, pikave të shitjes së karburanteve, “Kosova Petrol”, që shfrytëzohen nga Bedri Selmani, nuk po e merr guximin asnjë inspektor t’ia vë drynin. Përballë tij tani e disa vite është gjunjëzuar edhe shteti.

Këto pompa sipas dokumentacioneve që disponon gazeta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prona e INA-s nga Kroacia.

Por, që Selmani është duke i shfrytëzuar pa i dhënë shpjegime askujt edhe pse ka përfunduar koha e shfrytëzimit të tyre në bazë të marrëveshjes që ai kishte me UNMIK-un.

UBT

Për këtë çështje INA Kroaci ka paraqitur padi në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme ndaj shfrytëzuesit të deritashëm.

Në këtë padi kërkohet lirimi i pronës dhe qartësimi i pronësisë nga pala Kosovare…(Tribuna).