Eko Higjiena

Kosova nuk pret marrëveshje në takimin e së hënës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë– Autoritetet e Kosovës nuk presin që të arrihet marrëveshja për mekanizmin ombrellë të komunave me shumicë serbe, në takimin me autoritetet e Beogradit zyrtar që do të zhvillohet të hënën në Bruksel. Kjo, shkaku i dallimeve të mëdha të të dyja palëve rreth kompetencave që duhet të ketë ky mekanizëm.

Në takimin paraprak delegacioni i Kosovës ka ofruar mundësinë që komunat serbe të organizohen në një asociacion, mundësi që parashihet me ligj dhe me Pakon e presidentit Martti Ahtisaari, dhe i cili nuk do të kishte rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Po kështu, nuk do të mund të ishte zëvendësim për kuvendet komunale dhe përgjegjësitë e komunave nuk do të mund të barteshin te ky mekanizëm. Pra, nuk do të përbënte një nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Fundamenti

Serbia, ndërkaq, ka kërkuar që mekanizmi që do të quhej bashkësi komunash, do të duhej të kishte kompetenca të rëndësishme, që praktikisht të mundësonte vetëqeverisjen e serbëve të Kosovës. Ky institucion, i zgjedhur nga komunat, do të kishte ingirenca në gjyqësi, në polici, në dogana, në arsimin sipëror, në shëndetësinë sekondare dhe në disa fusha të tjera. Këshilli do të kishte edhe kompetencën e emërimeve.

Sipas një zyrtari të lartë, i përfshirë në ekipin negociues të Kosovës, dallimet janë aq të mëdha sa tashmë dihet se marrëveshje nuk do të ketë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.