ARKATANA

Kosova nuk nderon SHBA-të

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kërcënimet e fundit që erdhën nga xhihadistët shqiptarë të “Shtetit Islamik” (ISIS) për sulme terroriste në Ballkan, kanë bërë që të mobilizohen të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

Madje, këto kërcënime duket se kanë shtyrë autoritetet në Prishtinë, që të anulojnë koncertin falënderues për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ishte planifikuar të mbahet sot (e shtunë) në sheshin “Nënë Tereza”.

Uji Dea

Edhe pse zyrtarë nga Komuna e Prishtinës dhe ata nga Policia e Kosovës, thonë se nuk kanë pasur informacione për këtë koncert, janë ekspertët e sigurisë që tregojnë për rrezikun e mundshëm që vjen nga ISIS.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se nuk kanë asnjë informacion që ka lajmëruar ndokush ndonjë koncert./zeri/