Eko Higjiena

Kosova – Më afër krijimit të institucioneve të reja apo zgjedhjeve të parakohshme?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Formimi i institucioneve të reja vazhdon të jetë i varur nga gatishmëria e partive politike për të bashkëpunuar me njëra tjetrën derisa nuk janë përjashtuar as zgjedhjet e parakohshme. Por njohës të procesit zgjedhor e shohin si mundësi më të afërt arritjen e një zgjidhje për formimin e institucioneve sesa edhe një plaë zgjedhje.

Barrikadimi i partive politike në qëndrimet e tyre rreth bashkëpunimit për formimin e institucioneve të reja ka shtuar pikëpyetjet nëse do të kemi një zgjidhje për situatën e krijuar apo vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës vendi është më afër krijimit të një qeverie sesa zgjedhjeve të parakohshme.

Hulumtuesi Vullent Bugaqku përmend praktikën e peshkimit të deputetëve e cila sipas tij, do të mund të çonte në sigurimin e numrave për Vetëvendosjen për krijimin e Qeverisë.

UBT

“Unë besoj se do ta kemi një qeveri, nuk e përjashtoj mundësinë e lëvizjes të ndonjë deputeti si dhe mundësinë e votimit të qeverise nga ndonjë deputet i partive të tjera prodhimi zgjedhjeve të parakohshme do të kishte disa pasoja… në rast se brenda 60 ditëve nuk krijohet qeverie atëherë do të krijoheshin kushtet optimale që presidentja të lëvizë, të shpërbehet kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje. Certifikimi është vonuar se kemi luksin të presim gjatë”, Bugaqku për rtv21.

Edhe drejtori i Oda Consulting, politologu Erblin Hoxha e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tij, formimi i një qeverie është i mundshëm.

“Nuk ka arsye të shkojmë në zgjedhje, me këto rezultate presim të kemi lëvizje të deputetëve”, tha Hoxha.

Deri më tani partitë opozitare i kanë vënë vija të kuqe bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa kjo e fundit është shprehur e bindur se do ta formojnë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.