GRANDEMALL

Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Meteorologu Mendim Rugova ka dhënë detaje mbi motin që pritet në ditët në vijim, duke paralajmëruar temperatura të ulëta dhe një mot të qëndrueshëm. Ai theksoi se bora ka mbuluar të gjithë territorin e Kosovës, një fenomen i rrallë vitet e fundit.

Rugova tha se për herë të parë pas shumë vitesh, çdo pjesë e Kosovës është mbuluar me borë, përfshirë edhe zonat më të ulëta si Vermica dhe përreth Drinit të Bardhë.

“Shtresa uniforme e borës ka mbuluar gjithë territorin dhe qytetarët kanë shfrytëzuar këtë moment për të dalë në natyrë,” deklaroi ai në Tv Dukagjini.

Sipas Rugovës, temperaturat minimale gjatë netëve në vijim do të arrijnë deri në -8°C ose -9°C në zonat e ulëta dhe deri në -12°C apo -13°C në zonat malore. Megjithatë, temperaturat nuk do të jenë ekstreme krahasuar me të kaluarën. Si shembull, ai përmendi janarin e vitit 1985, kur në Prishtinë u regjistrua një temperaturë rekord prej -27.2°C.

Mobi Casa

Meteorologu parashikoi mot të qëndrueshëm për shtatë ditët e ardhshme, me kthjellime dhe pa reshje të reja. “Gjatë javës së ardhshme, temperaturat minimale do të jenë më të ulëta nën kushtet e kthjellëta, ndërsa gjatë ditës do të qëndrojnë ndërmjet -1°C dhe +2°C,” tha Rugova.

Ai shtoi se në zonat e ulëta mund të ketë mjegull të lehtë gjatë mëngjesit, por në përgjithësi moti do të jetë i kthjellët dhe i qetë.

Rugova vuri në dukje se vitet e fundit kanë qenë me dimra të butë dhe reshjet e borës kanë qenë të rralla. Kjo ka bërë që bora e kësaj jave të mirëpritet nga qytetarët, të cilët e kanë shijuar këtë ndryshim në kushte atmosferike./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.