Kosova ia tregon dhëmbët Shqipërisë
Kosova dhe Shqipëria kanë barazuar 2:2 në spektaklin që dhuruar në stadiumin e Prishtinës i cili ishte i stërmbushur ku tifozët vazhdimisht brohorisnin ‘Shqipëri Etnike’.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe përkundër se dyja skuadrat kishin rast, por që golat dhe spektaklin për tifozët e pranishëm në stadium, duket se i kishin lënë për pjesën e dytë të takimit.
Pas vetëm 10 minutave lojë në pjesën e dytë, Shqipëria gjen rrugën drejt golit, ishte Rei Manaj ai që debutoi me fanellën e Kombëtares shqiptare teksa edhe më të mirë këtë debutim e bëri duke shënuar gol në prekjen e parë me topin, në minutën e 55’të.
Kosova arriti të barazoi gjithçka në këtë ndeshje pak minuta më vonë. Taulant Xhaka preku në zonë topin me dorë duke shkaktuar penalti, nga pika e bardh nuk gaboi sulmuesi i Manchester Cityt, Bersant Celina që shënoi për 1:1.
Në minutën e 70’të, debutuesi Elbasan Rashani depërtoi për mrekulli në zonë, duke kaluar Kosovën në epërsi që shënoi për rezultatin 2:1.
Megjithatë nuk vonoi shumë kur Naser Aliji harkoi nga e majta në zonë dhe më së miri në zonë u gjend mbrojtësi Amir Rrahmani i cili godet fuqishëm për ta ‘shqyer’ rrjetën e Samir Ujkanit për rezultatin përfundimtar 2:2.
Kjo ishte një ndeshje e veçantë për gjithë shqiptarët, që pavarësisht rezultatit të barabartë, të gjithë në fund janë të lumtur për lojën e mirë dhe spektaklin që dhuruan skuadrat në fushë.
Në këtë ndeshje ishte i pafat mbrojtësi i Kosovës Ilir Berisha i cili u lëndua në minutën e 3’të të takimit duke u zëvendësuar nga Alban Pnishi. /Express
Spektakël në ndeshjen Kosovë – Shqipëri, shënohen edhe dy gola tjerë
Janë shënuar dy gola të shpejt në ndeshjen Kosovë – Shqipëri
Kosova fillimisht shënuan për 2:1 përmes Elbasan Rashanit, derisa për 2:2 shënoi mbrojtësi i ri i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani i cili është nga Prishtina. /Express
Përfundon pjesa e parë, Kosova – Shqipëria 0:0
Ka përfunduar me rezultat 0:0 pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Lojtarët e të dyja skuadrave janë duartrokitur gjatë gjithë kohës nga publiku i shumtë që gjendet në Stadiumin e Prishtinës.
Dyja skuadrat kishin raste, veçohet shtylla e Mërgim Brahimit nga Kosova që shtylla ia mohoi golin dhe ai rasti i mirë që kishte Elseid Hysaj në anën e mysafirëve, Shqipërisë.
Tifozët në stadium, presin gola në pjesën e dytë. /Express


