UBT

Kosova, gati për pritjen e mërgimtarëve

/ 6 minuta lexim

Administratat komunale kanë shtuar vëllimin e punës në ofiqari, ndërsa Ministria e Diasporës ka parashikuar qindra aktivitete kulturore e rekreative për akomodimin e mërgimtarëve.

Autoritetet kosovare janë duke i bërë përgatitjet e fundit për t’i pritur në mënyrën sa më të mirë mërgimtarët që vizitojnë këtë verë vendlindjen. Për t’iu bërë zgjidhjet e duhura, institucionet kanë shtuar vëllimin e punës në administratë, sikurse kanë organizuar qindra takime, koncerte e manifestime për akomodimin e diasporës.

Me qëllim që mërgimtarët ta ndjejnë sa më afër vendlindjen dhe të mirat që o ofron ajo, Ministra e Diasporës së bashku me komunat kosovare, po përpiqen që t’iu ofrojnë klimë rehatie të gjithëve që kthehen në atdhe, veçanërisht fëmijëve që kanë lindur në mërgim, që ata ta ndjejnë sa më afër Kosovën.

Megjithatë, analistët që merren me diasporën, kërkojnë më shumë punë nga institucionet, kryesisht ato qendrore. Ata thonë se kërkesat e mërgimtareve dhe pritjet e tyre janë shumë më të mëdha se sa oferta institucione në Kosovë.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se aktivitetet për diasporën do të fillojnë në korrik dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht. Shumë nga këtë aktivitete, sipas tij, do të jenë të dyanshme, sepse edhe mërgata do të prezantojë para opinionit kosovar, kulturën dhe prokreacionin e saj.

“Secilin vit e kemi rritë pjesëmarrjen e krijuesve në mërgatë, sepse mërgata përveç që është ruajtëse dhe kultivuese e vlerave kombëtare, është edhe krijuese e përditshme e këtyre vlerave, prandaj ne e kemi parë të arsyeshme që këto vlera të paraqiten para opinionit kosovar”, tha Makolli.

Dita e Mërgatës me 2 Gusht

Edhe këtë vit, sipas ministrit, do të ketë një laramani aktivitetesh, përfshirë aktivitete kulturore, kampe verore me nxënës nga diaspora, kuisi të diturisë, ekskursione me fëmijët e diasporës nëpër Kosovë, etj.

“…ndërsa Dita Qendrore e Mërgatës mbahen me 2 gusht, që do të jetë manifestim i veçantë”, deklaroi Makolli, sipas të cili, gjatë këtyre muajve do të ketë edhe promovime të librave nga ana e krijuesve mërgimtarë, për krijimtari të ndryshme edhe të artave pamore edhe aktiviteteve të tjera.

Ndërkaq, si çështje të veçantë, ministri Makolli përmendi angazhimin institucional për shërbime ofiqarie. Ai tha se janë angazhuar disa studentë të lëmive përkatëse, që do t’i ndihmojnë administratat komunale për t’i kryer me shpejt shërbimet në ofiqari për mërgimtarë.

Asdren Osaj është zëdhënës i Komunës së Prishtinës. Ai tha për Albinfo.ch se për ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, administrata komunale i ka intensifikuar angazhimet e saj me qëllim që të jetë sa më funksionale dhe sa më afër diasporës.

“Gjatë muajve të verës, administrata komunale ka shtuar orarin e punës edhe për një orë për çdo ditë pune, sikurse do të punohet me gjysmë orari edhe ditëve të shtunë. Kjo është bërë me qëllim që mërgimtarët gjatë ardhjes në Kosovës t’i nxjerrin të gjitha dokumentet e nevojshme sa i përket administratës komunale”, tha Osaj.

Por, sipas tij, nuk përfundon vetëm me këtë angazhimi i komunës.

”Gjatë dy muajve të ardhshëm, komuna e Prishtina do të jetë në funksion të mërgimtarëve. Do të organizohet koncerte, simpoziume, mbrëmje argëtuese, takime me mërgimtarë në Gërmi, e shumë aktivitete të tjera”, deklaroi Osaj duke iu dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve në vendlindje.

Uji Dea

Mërgimtarët bashkohen në Shalë të Bajgores

Edhe komuna tjetër, që po ashtu ka një numër shumë të madh të mërgimtarëve, ajo e Mitrovicës, ka nisur tashmë angazhimin për t’i pritur sa më mirë bashkatdhetarët. Madje zyrtarët komunal nga qyteti i plumbit, thonë se aktivitetet për diasporën veç kanë filluar.

“Në Mitrovicë, gjatë qershorit fillojnë ditët e rinisë, që ndërlidhen edhe me ardhjen e mërgimtarëve, ndërsa gjatë dy muajve të tjerë, korrik dhe gusht, rajoni i Mitrovicës do të jetë me shumë risi”, deklaroi për Albinfo.Ch, zëdhënësi i Komunës, Ahmet Jashari.

Përveç fleksibilitetit dhe angazhimit shtesë në administratën komunale, gjatë dy muajve të ardhshëm, siç tha Jashari, Mitrovica do të jetë qendër e aktiviteteve të shumta kulturore, sportive, argëtuese, historike, etj.

Ai tha se si zakonisht gjatë këtyre muajve është parashikuar të mbahet koncerti tradicional i rokut, një koncert tjetër i Folklorit shqiptar dhe disa koncerte të tjera nga të gjitha zhanret.

Po ashtu Jashari tha se edhe këtë vit, do të organizohet dita e mërgimtarëve që mbahet në Shalë të Bajgores ku bashkohet gjithë diaspora e këtij rajoni, ndërsa për ta do të përgatitën ushqime nga kuzhina popullore tradicionale shqiptare.

Përveç këtyre dy komunave, në shërbim të mërgimtarëve do të jetë të gjitha gjithë komunat e Kosovës, ndërsa Suhareka e Gjilani janë m të avancuara në këtë drejtim, sepse qysh vitin e kaluar i kanë hapur Zyrat për Diasporën në kuadër të Komunës.

Pritjet e mërgimtarëve janë më të mëdha

Analistët që merren me problemet e diasporës kanë vërejtje kryesisht në pritjet e gjata në kufij dhe në marrjen e dokumenteve personale për mërgimtarë.

Elbasan Morina është menaxher i projektit Diaspora për Zhvillim (DfD). Ai tha se institucionet qendrore kanë ofruar disa shërbime për diasporën, mirëpo pritjet e tyre janë shumë më të mëdha.

Ai tha se gjatë takimeve me mërgimtarë, ka marrë shqetësimet e tyre për pritjet e gjata në kufij, për shërbime jo cilësore edhe kufitare edhe administrative. “Shumë mërgimtarë janë shprehur të zhgënjyer se gjithë pushimi iu ka ikur duke vrapuar pas dokumenteve”, tha ai.

Gjithashtu Morina tha se mërgimtarët nuk një adresë të saktë të informimit online për Kosovën, kushtet, dhe për marrjen e dokumenteve të nevojshme. Mungon një dresë apo një vend i centralizuar ku diaspora mund të ketë qasje”, deklaroi Morina për Albin.Ch.

Ndryshe, diaspora kosovare përben një të treten e trungut demografik në Kosovë. Shumica e emigrantëve kosovarë jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, në Gjermani dhe në Zvicër. Remitencat e tyre brenda një viti arrijnë deri në 600 milionë euro, mjete këto po blihet paqja sociale./albinfo/