FITORJA

Kosova dhe Serbia nuk janë ende afër ndonjë marrëveshjeje, thotë Ischinger

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ende afër. Ky është cilësimi që ish – ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger po u jep negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton lajmi.net.

Këto komente ai i bëri në një postim në TWitter, përderisa ka komentuar letrën që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar presidentit Thaçi.

Por sipas tij, nëse ky konflikt, tashmë i ngrirë zgjidhet nga SHBA-të, atëherë kjo duhet të festohet në Evropë, dhe jo në Shtëpinë e Bardhë.

FIDANISHTJA

“Një konflikt evropian, i zgjidhur nga Trump e i festuar në Shtëpinë e Bardhë? Duket se ende nuk jemi aty. Por nëse arrihet një zgjidhje, a mund ta festojmë në Evropë? Dhe jo në Uashington si në vitet e 90-të?”, ka shkruar Ischinger.

Kujtojmë, se Trump u dërgoi letër presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilëve u bëri thirrje që mos ta humbin këtë mundësi historike për arritjen e një marrëveshje të obligueshme. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.