Mobi Casa

Kosova dhe Serbia (Lugina), udhëtime me karton të gjelbër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kuadër të raundit të radhës së dialogut ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet nesër në Bruksel, pritet të arrihet marrëveshja për sigurimet(kartonin e gjelbër).

Siç ka mësuar Indeksonline, rreth territorit serb, si dhe në rrugët nacionale(autostradë), në rast të aksidentëve do të jetë në vendngjarje edhe një polic me kombësi shqiptare, njëjtë siç do të ndodhë edhe në territorin e Kosovës ku në rast të aksidenteve të serbëve nga Serbia, në vendngjarje duhet të jetë edhe një polic i policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb.

Polisat që i lëshon Serbia, do të jetë kartoni i gjelbër, ku do t`i shtohet edhe një rubrikë shtesë me inicialet RKS.

Mobi Casa

Ndërsa kompanitë kosovare të sigurimeve do ta lëshojnë polisën e vet, ku do të përfshihet edhe territori serb. Pas kësaj marrëveshje do të hiqen sigurimet që deri më tani, janë blerë në kufi. Qytetarët kosovarë deri më tani, kanë paguar nga 80 euro për një muaj, për të kaluar nëpër territorin e Serbisë.

Arritjen e kësaj marrëveshje, e ka paralajmëruar para disa ditësh, udhëheqësi i delegacoinit Kosovar për sigurimet në procesin e dialogut me Serbinë, z.Rrahim Pacolli.

Sipas Pacollit, Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve, është pajtuar që Kompanitë Kosovare të Sigurimeve ta bllokojnë një fond prej 3 milion eurosh në një nga vendet e BE-së, si hap i parë drejt kartonit të gjelbër./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.