ARKATANA

Kosova dhe Petrit Halilaj në “sytë” e botës

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Pjesëmarrja e Kosovës në Bienalen e Venecies, qoftë për shkak se për herë të parë ka pavijonin e saj në Bienale, qoftë për shkak të artit që ka paraqitur Petrit Halilaj, i përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën, ka zgjuar interesim të madh tek të pranishmit dhe tek mediat e ndryshme nëpër botë. Ekspozita e tij lidhet me përvojat e tij personale në periudhën e luftës, por edhe të familjarëve të miqve të tij.

Ai ka projektuar kujtimet dhe përvojat e tij në forma të ndryshme, nisur nga fëmijëria e tij, deri tek përvojat e tij të tanishme, duke i gërshetuar me historinë e popullit të tij, nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, deri në vitin 2008 kur Kosova është shpallur shtet i pavarur.

Në web-in zyrtar të fondacionit të Bienales, kuratorja Kathrin Rhomberg (Austri) ka shkruar arsyet pse është përzgjedhur Petrit Halilaj të përfaqësojë Kosovës në Bienale, disa prej tyre të cilat i ka përmendur ajo janë kujtimet e një fëmijërie rurale, përvojat personale të Petrit në luftë, shkatërrimet e zhvendosja, që sipas Rhomberg janë disa nga bazat mbi të cilat Petrit ka ndërtuar ekspozitën e tij.

“Praktika artistike Petrit Halilaj është e rrënjosur thellë në një kërkim të vazhdueshëm të asaj se çfarë është realiteti dhe si mund të përfaqësohet realiteti përmes artit”, ka shkruar Kathrin Rhomberg.

Përveç kësaj në artin e tij, siç thotë Rhomberg, Petrit Halilaj paraqet Kosovën ku ai u rrit, vendi e gjenezës së tij, Italinë, vendin ku ai studioi dhe Berlinin vendin ku ai aktualisht jeton. Më tej ajo vazhdon të thotë se Halilaj mundohet që përmes artit, realitetitn ta transformojë në një formë tjetër.
“Arti i Petrit Halilajt është unik, ky lloj i ekzistencës transnacionale dhe përvojës është në themel të punës së tij”, shkruan ndër tjerash Rhomberg.

New York Times për Halilajn

E përditshmja New York Times, me 1 mars të këtij viti pati shkruar për debutimin e Kosovës në Bienalee e Venecias. Ajo e prezanton Petrit Halilaj, si një artist të talentuar në punën e tij.

“Ai do e përfaqësojë Kosovën në ekspozitën e parë solo. Halilja ka krijuar ndërtime të mëdha në të cilat kombinohen grumbuj të dheut dhe rrënoja, pula të gjalla dhe vizatimet e tij të intriguese”, shkruan “The New York Time”.

Përveç të tjerash, gazeta prestigjioze, “NY Time”, shkruan edhe për shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, e që janë pjesë e Bienales.
“Shtetet si, Rusia, Kina e Spanja ende nuk e kanë njohur Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë pesë vite më parë. Pjesëmarrja e Kosovës si vend në një pavijon në eventin kryesor të artit është sigurisht sikur të valëzosh në pupla”, shkruan më tej kjo gazetë.“Është një sfidë e bukur, e cila ka shumë shtresa”, citohet të ketë thënë Petrit Halilaj për gazetën në fjalë.

Gërshëtimin e të kularës me të tashmen, përvojave të tij si fëmijë dhe ato si i rritur, shkrirja e realitetit në art janë disa nga të veçantatqë janë vërejtur në artit e Petritit.

“Halilaj bashkon kujtime nga bashkëpunëtorët, anëtarët e familjes dhe krijon një strehë për ta brenda Pavionit, duke evokuar të dyja ankthet e tij, personalen dhe historikun e tensionuar të atdheun e tij”, ka shkruar “The culture trip”.

Eco Higjiena

Më tej thuhet se emërtimi i tij për të përfaqësuar Kosovën është bërë pikërisht nga kualiteti unik i punës së tij. “Puna e tij është veçanërisht personale, dhe evokon historinë dhe kulturën e Kosovës përmes koleksioneve të ndryshme me objekte personale”, thotë kjo gazetë kur shkruan për artin e Petrit Halilajt.
Gazeta “The culture trip” shkruan se Petrit Halilaj e përdor idenë e nostalgjisë për t’i dhënë efekt të madh në veprën e tij.

“Ai kombinon objekte tingëlluese me ndjenjat surreale të botës natyrore, e cila në pavijonin e Kosovës gjen shprehje në një strehë të bërë me modë dhe degët të cilat organizatorët i përshkruajnë si “një trup i huaj migruar nga disa nënvetëdije dhe epokë e harruar apo territor në një afërsi që nuk është asgjë më pak se një ikonë e njohur në historinë e kulturës së botës perendimore dhe arritjet artistike”. Përfshirja e dy kanarinëve, të cilët në një moment kanë jetuar në studion e artistit është një tjetër gjest i simbolizmit paqartë, e që është tipike në punën e Halilajt”, në këtë formë është përshkruar puna e Petrit Halilajt.

Sipas gazetës italiane “More Mondadori”, Bienalja këtë vit ka pasur më pak pjesëmarrës se në vitin 2011, e cila u ndoq nga 89 delegacione kombëtare, por sipas gazetës, asnjëherë si në këtë edicion, numri i ekipeve nuk ka qenë kaq i lartë. Gjendja e Kosovës pas lufte dhe pavarësia e saj, do t’i shërbej si hyrje kësaj gazete për të prezantuar përfaqësuesin e Kosovës në Bienale dhe artin e tij.

“Statusi politik, e sotmja, Kosova dhe lufta e viteve të nëntëdhjeta, janë thelbësore për të kuptuar punën që ka qenë e paraqitur në Bienalen nga një artist shumë të ri, i lindur në vitin 1986, i cili në kohën e konfliktit ishte një fëmijë-adoleshent , Petrit Halilaj, i cili jeton dhe punon në Runik, Prishtina, Berlin dhe Mantua”, ka shkruar gazeta “More Mondadori”.

“Shtëpi”, “Komb” dhe “Identitetit kulturor”

Duke bashkuar botën personale me atë kombërare, siq thotë gazeta “Farmeweb”, Halilaj, krijon një spektakël anormal me veprat e tij. Më tej gazeta thotë se marrja e pothuajse dy të tretat e hapësirës është një strukturë gjigante që është shkëputur nga toka, duke kujtuar imazhet e disa llojeve të strehimit primordiale ose anijeje hapësinore nga e ardhmja, ndërkaq aroma e dheut të tejintensifikon ndjesinë e të qënit në një fushë të qetë e të brendshme”, është shkruar në “Farmeweb”. Në të njëjtën kohë, gazeta në fjalë, thotë se projekti i tij është kujtesë e një dëshire për të rivendosur pastërtinë e brishtë të natyrës në botën që ne jetojmë.

“Frymëzuar nga sugjerimi i së ëmës për të krijuar një strukturë brenda një strukture, artisti shkrinë së bashku përvojat kolektive të kontribuesve të tij për të formuar tregimet e shumta në historinë e kohëve të fundit të vendit të tij.

Gazeta “Frieze” derisa shkruan për artin e Petrit Halilajt, thotë se kombinimet e tij të shpeshta të dheut, rrënojat, druri, pula të gjalla dhe vizatime delikate që evokojnë një botë në të njëjtën kohë intime dhe utopike, ndërsa të gjitha zbulojnë realitetin e pashmangshëm të një sfere shumë më të gjerë sociopolitike
“Nga fillimi, ai përdori materiale të zakonshme dhe kujtimet e fëmijërisë kanë qenë një përpjekje për të kuptuar se çfarë mund të thotë nocionet e tilla si “shtëpi”, “komb” dhe “identitetit kulturor””, shkruan gazeta “Frieze”.

Në web-in zyrtar të pavijonit të Kosovës (http://www.kosovopavilion.com), prezanitimi i Petrit Halilajt nis me thënien shkruar në gegërisht: “Jam i untë me të pas ngat. Po du me i gjetë fjalët që më ngopin, po në fund s’metet tjetër pos nji qark i mbyllun. Ironia asht që ti nuk je këtu, asnjigja nuk asht këtu”. Për të vazhduar pastaj me biografinë e tij. Petrit Halilaj i lindur në vitin 1986 në Skenderaj, të Kosovës.

Jeton dhe vepron në mes të Kosovës, Gjermanisë dhe Italisë. Praktika artistike e Halilajt është nxitur nga një hulumtim i vazhdueshëm i asaj se çfarë është realiteti dhe si prezantohet ai përmes artit. Projekti i tij është pikënisja e pjesëmarrjes së parë zyrtare të Republikës së Kosovës në Edicionin e 55-të të Bienales së Venecias, me kuratore të ekspozitës Kathrin Rhomberg e cila vjen nga Austria, dhe komisioner të Pavijonit të Republikës së Kosovës, drejtorin e Galerisë Kombëtare, Erzen Shkololli.

Disa nga ekspozitat personale të Petrit Halilaj janë “Who does the earth belong to while painting the wind?” (2012), “Kunstraum Innsbruck” (2011), “Beck to the Future” (2009), ndërsa nga ato grupore mund te veçohen “Temoranea”, “Ernste Tiere”, “Ostalgia”, e të tjera. Edicioni i 55-të i Bienales së Venecias ka nisur në fund të muajit maj të vitit, dhe do të jetë e hapur deri më 24 nëntor./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.