UBT

Kosova deri në vitin 2023 mund ta dorëzojë kërkesën për statusin e kandidatit për BE

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kosova ndodhet shumë larg përmbushjes së kritereve që e përafrojnë atë me integrimin në Bashkimin Evropian (BE).Moszbatimi i Agjendës Evropiane dhe stagnimi i dialogut Kosovë-Serbi po e pamundëson marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Demush Shasha nga Instituti EPIK, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se marrja e statusit të kandidatit, duhet të jetë një ndër prioritetet e para të Qeverisë.

Ai ka thënë se para dorëzimit të aplikimit, institucionet duhet të shënojnë progres në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës.“Marrja e statusit vendit kandidat është hapi i ardhshëm i cili e pret Kosovën në rrugën e saj integruese. Kosova është vendi i fundit në procesin e integrimit evropian madje edhe mbrapa Bosnjës. Pasi që e vetmja gjë që ekziston në rrugën integruese të Kosovës është Marrëveshja Stabilizim Asociimit”.“Kërkesa për statusin e vendit kandidat për të qenë e suksesshme duhet t’i përmbush disa parakushte. Parakushtet janë që para dorëzimit institucionet duhet të shënojnë një progres të ndjeshëm në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe kjo i bie specifikisht që institucionet duhet të shënojnë një nivel të shkëlqyeshëm të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe duhet të sigurojnë përmbushjen e plotë të Agjendës Evropiane”.

Shasha me tutje theksoi se në qoftë se Kosova i përmbush këto atëherë deri në vitin 2023 mund të dorëzojë kërkesën.“Nëse Kosova përmbush këto kritere që e parë është zbatimi i Marrëveshjes stabilizim Asociimit, zbatimi i agjendës së reformave dhe progresi në marrëdhënien e dialogut Kosovë-Serbi, nëse kjo ndodh atëherë mund të llogaritim që me një skenar optimist Kosova mund të dorëzojë kërkesën e statusit së kandidatit deri në vitin 2023”.“Çdo gjë që kërkohet për të dorëzuar kërkesën për status të vendin kandidat është një shkresë një faqe. Por pjesa më e vështirë është përmbushja e tri kritereve. Nëse shikojmë vetëm zbatimin e MSA-së në vitet e fundit ne shohim një zbatim jo të kënaqshëm ku ky zbatim çdo vit sillet rreth 50%”, tha Shosha.

GRANDEMALL

Ai mes tjerash ka thënë se është shumë e vështirë që brenda 3-4 vjetëve të ardhshme të fitohet statusi i vendit kandidat, sepse procesi i zgjerimit çdo vit është më sfidues.Sipas tij, marrja e statusit të vendit kandidat në BE deri në vitin 2023-2024 është e mundur, por kërkon punë të jashtëzakonshme.“Tri vite që janë para nesh janë 36 muaj dhe është një kohë e konsiderueshme dhe përgjigjja varet nëse institucionet e Kosovës përfundojnë detyrat e shtëpisë por duhet të jemi real dhe të bëjmë të qartë se brenda 3-4 viteve të ardhshme është shumë vështirë që të fitohet statusi i vendit kandidat sepse këtë e themi duke pasur parasysh që procesi i zgjerimit çdo vit e më shumë është më sfidues dhe në këtë rast nëse marrim rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shohim se vetëm për nisje të negociatave këtyre dy vendeve ju kërkohet më shumë sa që iu është kërkuar Kroacisë në rastin e anëtarësimit në BE. Marrja është mundshme deri në vitin 2023-2024, por kërkon punë të jashtëzakonshme”.Shasha ka komentuar edhe mos njohjen e pesë vendeve anëtarë të BE-së. Sipas tij, kjo është çështje që duhet të zgjidhet paralelisht.

Ai ka thënë se theks i veçantë duhet t’i vihet detyrave që po e presin Kosovën, ndërsa mos njohja e pesë vendeve ai është i bindur që zgjidhet brenda BE-së.“Mos njohja e 5 vendeve të Pavarësisë së Kosovës është një çështje e cila duhet të zgjidhet paralelisht me progresin në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Theksi duhet të jetë në përfundimin e detyrave që po na presin ndërsa zgjidhja për votën e 5 vendeve mos njohëse jam i bindur që do të zgjidhet brenda BE-së”.

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se aplikimin për statusin e kandidatit, merr kohë deri në tri vjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.