Fundamenti

Kosova barazon pa gola ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri” – gjasat për EURO 2024 fillojnë të zbehen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.

Fillimi i ndeshjes ishte i ngadaltë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme, pasi që terreni ishte i vështirë pas reshjeve të shumta të shiut.

25 minutat e para ishin të qeta, pasi të dy skuadrat tentonin lojë të sigurt.

Bersan Celina kishte rastin e parë në ndeshje, kur Bersant Celina gjuajti në minutën e 28-të, por topi shkoi mbi portë.

Pas tre minutash Florent Muslija dhuroi magjinë në anën e majtë duke e kaluar Staniciun, pastaj duke gjuajtur ngjitur me shtyllën.

Sërish rast i mirë për Muslijën në minutën e 35-të, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Moldovan.

Rumania kishte rast në minutën e 39-të, kur Coman gjuajti, por jashtë porte.

Kosova ka mundur të shkojë në pushim me epërsi, por gjuajtja e bukur e Celinës u ndal nga Moldovan.

ARKATANA

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Kosovës, që kishin raste për të shënuar.

Mërgim Vojvoda në minutën e 58-të, kalon dy lojtarë, por goditja e tij u ndal nga portieri rumun.

Dardanët gjetën golin në minutën e 69-të me Edon Zhegrovën që gjeti rrjetën pas një goditje me kokë, pas asistimit të Celinës.

Por goli u anulua nga gjyqtari pas rishikoi VAR-in, për shkak se Celina para se të pasonte ishe në pozitë jashtë loje.

Zhegrova sërish rrezikoi nga distanca me një gjuajtje të bukur, por portieri Moldovan bëri super pritje.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Kosova kishte rast të artë. Edon Zhegrova dhuron spektakël, asiston te Vedat Muriqi i cili gjuan mbi portë nga pesë metra.

Kosova pas këtij barazimi ka tri pikë dhe mban vendin e dytë, ndërsa Rumania ka shtatë pikë dhe mban vendin e dytë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.