GRANDEMALL

Kosova, 1.55 miliard euro borxhe të jashtme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Borxhi i jashtëm Kosovës, edhe gjatë vitit që lamë pas ka shkuar duke u rritur, ky borxh i sektorit publik e privat, sipas Bankës Qendror e të Kosovës (BQK), ka shkuar në 1.55 miliard euro.

BQK-ja ka njoftuar se borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik, në fund të shtatorit 2013 mbeti pothuajse në nivelin e njëjtë me tremujorin paraprak.

“Vlera e borxhit të jashtëm bruto më 30 shtator 2013 shënoi 1.55 miliardë euro. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 25 për qind)”.

GRANDEMALL

Në publikimin e saj për muajin nëntor 2013, BQK ka bërë të ditur se vlera e borxhit publik deri në fund të shtatorit arriti në 387.8 milionë euro.

“Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të shtatorit 2013 ishte 324.6 milionë euro. Kjo vlerë është për 6.5 milionë euro më e vogël krahasuar me qershor 2013 dhe kryesisht i atribuohet pagesës së kredisë së trashëguar nga Banka Botërore”, ka njoftuar BQK-ja në publikimin e saj për statistikat e sektorit financiar për muajin nëntor 2013. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.