Fundamenti

Gërxhaliu kërkon rritjen e pagave të minatorëve: Mëkat që Trepça është bërë barrë për shtetin, e jo ndihmesë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kërkuar rritjen e pagave të minatorëve të Trepçës, të cilët i ka quajtur “heronjtë e qëndresës dhe mbijetesës” së saj, por edhe modernizimin e teknologjisë dhe avancimin e përpunimit të metaleve.

Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se problemet e Trepçës duhet të zgjidhen, jo vetëm me një ligj, por me zbatimin dhe implementimin e plotë të atij ligji.

Ai ka thënë se miniera e Trepçës është një ndër asetet më të mëdha që ka Kosova e se është mëkat që ky aset, i cili duhet të jetë në funksion të shtetit, është shndërruar në një barrë.

“Një ndër asetet më të mëdha që ka pasë Kosova, ka dhe duhet të ketë, në funksion të zhvillimit të zhvillimit ekonomik është kombinati Trepça. Nuk zgjidhen problemet e Trepçës vetëm me një ligj, por me një implementim dhe zbatim të këtij ligji, nga vetë fakti që pasuritë e Trepçës janë të pakontestuara me vlera shumë dimensionale. Është një aset i cili duhet të jetë në funksion të zhvillimit të Republikës së Kosovës dhe jo të jetë barrë e shtetit të Kosovës”.

Ai ka shtuar se në kombinatin e Trepcës gjinden ¾ e të gjitha elementeve kimike të sistemit periodik, gjë e cila e potencon rëndësinë dhe vlerën e saj.“Për informacionin e opinionit të ekspertëve të fushave të mineraleve kanë konstatuar shumë herët që në kombinatin Trepça gjinden 3/4 e të gjitha elementeve kimike të sistemit periodik të Mendeljevit, dhe të kesh këtë resurs natyror dhe ky resurs të mbetet barrë e shtetit është mëkati më i madh që po i bëhet Kosovës”.

Uji Dea

“Heronjtë e qëndresës dhe mbijetesës së Trepçës janë minatorët të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të dhënë kontributin e vet në ruajtjen e këtij aseti, mirëpo nuk mjafton vetëm minatorët të bëjnë, duhet definitivisht edhe institucionet e Kosovës të bëjnë më tepër”, ka thënë Gërxhaliu.Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, politizimi i Trepçës përmes bordeve dhe drejtorëve që nga paslufta e ka shndërruar atë në barrë të shtetit.

“Politizimi i Trepçës përmes bordeve, drejtorëve që nga paslufta deri më sot e ka sjellë Trepçën në këtë situatë që është shndërrua në barrë të shtetit, mëkati më i madh është që sipas shumë analizave në tre vitet e fundit në Kosovë janë shpenzuar më tepër se 520 milion euro në forma të ndryshme të ndihmave të ndërmarrjeve publike. Ky është një mëkat që do t’i kushtojë Kosovës të ardhmen, prandaj në qoftë se sot bëjmë për Trepçën, Trepça do të bëjë për ne”, ka thënë ai për EO.

Tutje, ai ka folur për rëndësinë e investimit në modernizimin e teknologjisë dhe mundësitë e mëdha për eksportin e mineraleve.

“Është koha kur duhet të gjendet një modalitet i mbështetjes se minatorëve, është koha kur duhet të motivohen minatorët, kur duhet të rriten pagat por mbi të gjitha të punohet në dy dimensione të tjera, në modernizim të teknologjisë sepse teknologjia është stërvjetruar dhe e dyta avancimin e përpunimit të metaleve. Vetë fakti që nga Trepça shitet vetëm koncentrati dhe jo metalet e përpunuara është një dëm shumë i madh, që nga koncentrati i Trepçës, i cili eksportohet kudo në Evropë në veçanti në Zvicër dhe në Kinë nxirren më shumë se 31 metale të ndryshme dhe me teknologji moderne, prodhohen edhe barna dhe prodhime farmaceutike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.