GRANDEMALL

Bajrami: Kosova sot importoi gjysmën e energjisë, sa herë bien blloqet e KEK-ut ngritën në këmbë tregtarët e energjisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, vë në dukje se sot Kosova ka importuar gjysmën e energjisë që e shpenzon. Ajo thekson se sa herë që bien blloqet e KEK-ut ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.

Shkrimi i plotë i Bajramit:

Sot data 20 qershor 2025, Kosova sipas KOSTT-it importon gjysmën e energjisë që e shpenzon – ngarkesa është 13950 MË, ndërsa prodhimi është vetëm 7157 MË, kështu lulëzon mafia energjetike.

Sipas njoftimit të KEK-ut, për më pak se një muaj tri blloqe të Termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit:A3 – papritmas, më 19 qershor, edhepse nga 22 janari tenderi për rehabilitimin e tij në shumë prej 137 milionësh ende është i hapur,A5 – më 18 qershor, për shkak të humbjes së ujit në kaldajë, A4 – në remont që nga 16 maji,

A e dini sa po na kushton kjo?

Sot me date 20 qershor 2025, Kosova e importon rrafsh gjysmën e energjisë që e shpenzon, po, po gjysmën. Sot prodhimi sipas KOSTT-it është 7157 MW ndërsa A e dini se importi që bëhet për shkak të këtyre prishjeve nuk është i përfshirë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% as në vendimin për t’i përjashtuar 1300 biznese nga shërbimi i furnizimit universal?

ARKATANA

Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.

Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne – këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në:import të shtrenjtë dhefatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërt.

Këto janë paratë tona që paguhen çdo ditë për paaftësinë ose korrupsionin në: Ministrinë e Ekonomisë, KEK, ZRrE dhe KOSTT.

Njerëz të vendosur në këto institucione nga vetë Kurti/LVV, me ose pa vetëdije po punojnë për interesin e mafisë energjetike dhe zbrazjes së xhepave të qytetarëve.

Energjia nuk është luks, por nevojë, por për tregtarët e energjisë, është bërë burim i majmë fitimi.

Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet për mafinë energjetike. Institucionet dhe udhëheqësit e tyre kanë përgjegjësi për vonesat në remonte, për rënien e tri blloqeve për më pak se një muaj, sepse rënia e blloqeve ju lëvërdisë tregtarëve të energjisë, atyre që kanë monopolizu importin duke rezervuar kapacitetet e transportit të energjisë.HETIM, LLOGARIDHËNIE, TRANSPARENCË

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.