UBT

Kosaqa mund të bëhet me ujë të pijshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës Bajrush Ymeri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim , Sami Vllasaliu në bashkëpunim me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Xhevat Mehmeti, kanë marrë iniciativat e para për sigurimin e ujit të pijshëm për vendbanimin Kosaq e Epërme.

Kësaj iniciative ju ka bashkangjitur edhe përfaqësuesi i këshillit të fshatit Kosaq Muharrem Ramadani ku së bashku me Vllasaliun dhe Mehmetin kanë dalë në terren dhe kanë bërë verifikimin e sasisë së ujit , nga i cili mund të furnizohet për këtë vendbanim.

Në shikim të parë është vërejtur një sasi e mjaftueshme e ujit dhe mendimi i përfaqësuesve të komunës është që të fillojnë me procedurat tjera për sigurimin e mjeteve për financimin e këtij projekti pasi që banoret kanë nevoja të mëdha me sigurimin e ujit të pijshëm.

RCCOLA

“Projekti është menduar që të furnizoj me ujë të pijshëm lagjen e epërme të fshatit Kosaq ku gjithsejtë kemi 25 ekonomi familjare me një numër prej 160 banoreve, dhe pas sanimit të pjesërishëm të rrugës vitin e kaluar kjo është iniciativa e dytë që komuna ndërmerr për këtë vendbanim “tha Vllasaliu.

Përfaqësuesit komunal mbesin me shpresë se do të gjejnë përkrahjen e nevojshme edhe nga ana e Kuvendit Komunal për të siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti shumë të nevojshëm për banoret e fshatit Kosaq./rajonipress/