GRANDEMALL

Korrupsioni qeveritar na mban në geto!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Adrian Çollaku – Qytetarët e Kosovës edhe të premten morën një lajm të keq nga ana e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian në raportin e parë të publikuar mbi progresin e arritur nga institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, ka konstatuar se vendi ynë ende është larg nga heqja e regjimit të vizave. Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten dy fenomenet, të cilat nuk po e lënë Kosovën në asnjë mënyrë të “ngrejë kokën”.

Por, jo vetëm korrupsioni dhe krimi i organizuar janë defektet e kësaj shoqërie që po e vënë në pikëpyetje të madhe funksionimin e shtetit më të ri në Evropë. Komisioni Evropian ka vlerësuar se shteti kosovar ka probleme edhe me të drejtat e njeriut, sidomos me komunitetin e homoseksualëve, me mosimplementimin e ligjeve, probleme me trafikimin me qenie njerëzore…

Me një fjalë, Komisioni Evropian ua bëri me dije institucioneve kosovare se ende janë larg, madje shumë larg plotësimit të kushteve për marrjen e liberalizimit të vizave. Me këtë raport, u demantuan të gjitha ato deklaratat e zyrtarëve qeveritarë, duke filluar nga kryeministri Hashim Thaçi, e deri te ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, se Brukseli zyrtar u ka hyrë në hak institucioneve tona duke aplikuar standarde të dyfishta sa u përket kushteve për marrjen e liberalizimit të vizave.

Se për ato deklaratat, nëse mund t’i quaja të marra të kryeministrit Thaçi në fushatën e zgjedhjeve të 2010, ku premtonte se brenda 15 muajve qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm nëpër tërë Evropën, as që ia vlen të diskutohet. Me gjasë nëse premtimet elektorale do të futeshin në librin e Ginisit, ajo deklaratë pa dyshim mund të zinte një vend në librin botëror të rekordeve.

Raporti i Komisionit Evropian i publikuar të premten ishte shumë real dhe i saktë. Në mënyrë shumë të argumentuar, duke i numëruar një nga një dështimet e institucioneve kosovare, na argumenton se përse ende jemi një vend i rrezikshëm për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian, na argumenton se Brukseli zyrtar nuk na ka “inat” neve, kosovarëve, se Brukseli nuk aplikon standarde të dyfishta, se Brukseli kërkon punë e jo fjalë…

FITORJA

Madje, edhe laiku më i madh që s’ka haber për këtë fushë, mund ta kuptojë se korrupsioni, i cili ka përfshirë secilën pore të jetës në Kosovë, nuk do të na çojë askund, pos në një shtet të dështuar. Vetë fakti se si dolën në shesh tërë ato keqpërdorime në dikasterin më të rëndësishëm qeveritar, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që është edhe përgjegjësja kryesore për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, implementimin e ligjeve…, nuk do mend se do të na kushtojë shumë.

Sidomos, skandali që i doli kësaj Ministrie me vjedhjen e 1.4 milion eurove të pasaportave biometrike, që një dokument i tillë udhëtimi duhet të jetë diçka e shenjtë për një shtet, nuk do mend se do të na kushtojë në procesin e liberalizimit të vizave. E në anën tjetër, dihet fare mirë se një nga kriteret për të marrë liberalizimin e vizave janë edhe pasaportat biometrike, e ndërkohë që pikërisht për prodhimin e këtij dokumenti u pa se çka ndodhi, ku u keqpërdorën miliona euro…

Nëse do të vazhdojmë edhe më tutje me këtë mënyrë të qeverisjes, liberalizimi i vizave nuk do të na jepet as më 2014, e as më 2015, sepse institucionet pos që nuk po arrijnë t’i plotësojnë kushtet e përcaktuara në udhërrëfyes, ato vazhdimisht po zhyten në skandale korruptive. Madje, as “shpresa” se hyrja në negociata me Serbinë dhe kompromiset e shumta, nuk do të bëjnë punë për të marrë liberalizimin.

Jo të paktën derisa të kemi një logjikë të tillë qeverisëse, sepse me një logjikë të tillë, me një shkollë të tillë qeverisëse, nuk do të kemi as zhvillim ekonomik, as rritje të mirëqenies sociale, as ulje të papunësisë…, e bashkë me to as liberalizim të vizave, e as afrim me familjen e madhe evropiane – Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.