FIDANISHTJA

Koordinatorja kundër dhunës në familje priti në takim monitorues nga EULEX

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokurorja koordinatore e dhunës në familje, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, znj. Rozelida Manastiri, ka pritur në takim monitorues nga EULEX, për dhunë në familje.

Gjatë këtij takimi, ishte e pranishme edhe prokurorja nga Departamenti i Krimeve të Rënda, znj. Leonora Kadriu, e cila paraprakisht ka qenë koordinatore për këto raste.

Fillimisht u prezantuan raportet e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, duke theksuar që në këto raste nga prokurorët e kësaj prokurorie ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që trajtimi i rasteve të dhunës në familje të bëhet me prioritet dhe të reagohet me urgjencë.

FITORJA

Po ashtu, u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët e kësaj prokurorie lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe njoftuan monitoruesit nga EULEX se në të gjitha rastet ku ka bazë ligjore ndalohen personat e dyshuar për dhunë në familje dhe ndaj tyre kërkohet masa për caktimin e paraburgimit.

Në fund të takimit, monitoruesit nga EULEX falënderuan prokuroret nga Prokuroria Themelore në Gjilan për gatishmërinë e pritjes dhe komunikimin e hapur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.