UBT

Konvikti i Gjilanit përfiton donacion nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Konvikti i nxënësve dhe studentëve të Gjilanit ka përfituar sot donacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame 1 mijë kilogramë mish, i cili ka ardhur pas premtimit në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”.

Donacionin zyrtarisht e kanë konfirmuar sot kryetarit Lutfi Haziri dhe kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, gjatë vizitës atje.

“Afro 100 mijë euro i kemi të deklaruara për mbështetje ndaj studentëve në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, por ne e kemi edhe Fondin e Ekselencës të Komunës si shtesë. Prandaj, në kuadër të kësaj, KBI në Gjilan e mbështetë konviktin për çka e falënderojmë shumë. Mbështetja ndaj studentëve do të jetë jashtëzakonisht e madhe, në veçanti ndaj femrave”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, ka thënë se ndihet mirë që po e mbështetë konviktin, duke konfirmuar që edhe në të ardhmen do t’u dalë në ndihmë në përputhje me kërkesat e tyre.

Ndërkaq, drejtori i konviktit, Nijazi Hyseni, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tyre, sikurse edhe Këshillin e Bashkësisë Islame për donacionin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.