Konsultime para seancës së 2 tetorit

Presidentja Atifete Jahjaga do t’i dëgjojë sërish pikëpamjet e liderëve dhe partive parlamentare rreth daljes nga kriza për formimin e institucioneve të reja. Sidomos pritet të diskutohet rreth vazhdimit të seancës konstituive më 2 tetor dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Takimet pritet të jenë të ndara, ngaqë koalicioni pas zgjedhor nuk është i gatshëm të diskutojë me PDK-në për çfarëdo zgjidhje të përbashkët.
Në këto takime, nuk pritet të ketë sërish ndonjë propozim zgjidhje nga ana e presidentes, por kryesisht ajo do t’i dëgjojë palët me cilat opsione do të shkojnë në seancë. Vështruar nga seanca e ndërprerë e 18 shtatorit, nuk ka ndonjë lëvizje të re. PDK mbetet tek insistimi që i takon posti i kryekuvendarot, por sërish nuk do t’i ketë votat…(Tribuna)