ARKATANA

Konkursi dhe pranimi i mësimdhënëseve me shumë parregullsi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Edhe këtë herë, si çdo vit tjetër konkursi i Drejtorisë Komunalë për Arsim në Gjilan është përcjellur me shumë parregullsi, duke filluar nga publikimi e deri në përfundimin e tij mendon Fehmi Sylejmani nga VV.

Sylejmani thotë se shumë shkolla e veçmas i atyre të mesmeve, i fshehën vendet e lira të punës, duke mos u bërë publike për arsye të ndryshme, ndonëse “taktika” e tyre tashmë është zbuluar dhe madje është demoluar, sepse çdo punëtor arsimor është i vetëdijshëm se për çfarë arsye nuk shpallen vendet e lira të punës.“Edhe përkundër që drejtuesit dhe zyrtarët më të lartë të arsimit mundohen ta arsyetojnë, është provimi pranues i arsimtarëve, që është një veprim i paligjshëm dhe joprofesional. Me këtë veprim tipik joprofesional DKA po i injoron përgatitjet profesionale të arsimtarëve, po i injoron institucionet ku ata janë arsimuar dhe po i shpallë të pavlefshme dokumentet e tyre zyrtare” tha Sylejmani.

Sipas Sylejmanit drejtoria komunale e arsimit ka tejkaluar kompetencat e saja, duke kërkuar që të verifikojë cilësinë e institucioneve më të larta të arsimit. “Nëse dëshirojmë vërtetë të zgjedhim më të mirët është shumë lehtë të bëhet kjo punë, por vetëm duhet vullnet dhe nijet i mirë dhe në saje të kritereve të stabilizuara për vlerësim dhe në saje të kushteve që plotësojnë kandidatët.

Eco Higjiena

Prandaj, kërkojmë që kjo praktikë e dështuar dhe nënçmuese për arsimtarët të ndërpritet rreptësisht. Nëse punëtori i arsimit, përveç dëshmisë për nivelin e ngritjes profesionale duhet të testohet për të treguar dijet e tij, atëherë ai testim duhet bërë vetëm nga institucioni adekuat, ndërsa ai institucion i vetëm është katedra dhe fakulteti, ku ai ka kryer studimet, pra institucioni i cili ka të drejtë të organizojë ngritjen profesionale dhe vlerësimin e arsimtarëve” thotë Sylejmani.

Një tjetër shqetësim pa dyshim është edhe Komisioni Intervistues, i cili është vetëm formalitet për të justifikuar poentimin, i cili nuk ka fare të bëjë me më të mirët, meqë dihet botërisht se pranimin e kuadrit mësimor, por edhe të punëtorëve ndihmës e bën dikush krejt tjetër- shefi. “Pavarësisht se Komisioni Intervistues e kishte kryer poentimin e të gjithë kandidatëve konkurrues, lista e pranimit është publikuar vetëm një ditë para fillimit të viti shkollor, me qëllim që të papranuarit të mos kenë mundësi të ankohen. Po ua përkujtojmë drejtuesve të lartë të arsimit gjilanas se konkursi i rregullt duhet të publikohet në qershor, kurse pranimi duhet të bëhet në korrik, ndërsa konkursi jo i rregullt, i cili zgjatë vetëm 7 ditë mund të publikohet në muajin gusht. S’do mend se edhe kësaj radhe janë pranuar vetëm të preferuarit e shefit, duke mbetur jashtë listës më të mirët dhe ata që gjatë presin punë” mendon Sylejmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.