Eko Higjiena

Konjufcës i rrezikohet pozita e nënkryetarit të Kuvendit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur edhe zyrtarisht procedurat për të marrë postin e nënkryetari të Kuvendit tash pasi me numër të deputetëve është partia e tretë në Parlament. Kjo situatë është krijuar pas largimit të deputetes Alma Lama, gjë që ka ndryshuar numrat e deputetëve për Vetëvendosjen dhe AAK-në.

Aktualisht partia e Ramush Haradinaj ka 12 deputetët, ndërsa lëvizja e Albin Kurtit 11 deputetë. Me Kushtetutë është e përcaktuar që Kryesia t’i ketë pesë nënkryetarë, tre prej të cilëve nga grupet më të mëdha parlamentare. “Tre nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, thuhet në pikën 3 të nenit 67 të Kushtetutës.

Fundamenti

Dy nënkryetarë tjerë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Neni 67 i Kushtetutës, në pikën pesë të tij sqaron edhe mënyrën e largimit të kryetarit apo nënkryetarit të Kuvendit.(Tribuna)