RCCOLA

Konfuzion për zgjedhjet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Insistimi i Serbisë që i gjithë materiali zgjedhor të pasqyrojë neutralitet ndaj statusit të Kosovës e ka komplikuar procesin zgjedhor. Burime të gazetës kanë shpjeguar se pika e mosmarrëveshjes në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, nuk ka qenë dukja e fletëvotimeve pasi për këtë ka ujdi, por ka qenë lista ku do të regjistrohen votuesit pjesëmarrës.

Pala serbe ka kërkuar që edhe në këtë listë të mos rezultojë fjala “republikë” dhe kjo ka shkaktuar mospajtim. Ky detaj ka bërë që i gjithë procesi zgjedhor të vihet në pikëpyetje, përfshirë këtu edhe kredibilitetin e të zgjedhurve të mundshëm në veri të Kosovës.

RCCOLA

Problemi ka ngritur shqetësimet se mungesa e një fushate në veri nga Qeveria e Serbisë që do t`i bindte subjektet serbe të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhje, do ta ulë legjitimitetin e të zgjedhurve të mundshëm… (Tribuna).