ARKATANA

Konfiskohet drogë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën e “Kosovës”në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe janë konfiskuar 3 qese me peshë rreth 2.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë njoftoj policia e Kosovës.

Uji Dea

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./rajonipress/