Eko Higjiena

Konfirmohet edhe një rast me virusin AH1N1

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në spitalin e Gjilanit është konfirmuar edhe një rast i prekur nga gripi i derrit. Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë tha për rajonipress se pacienti është nga Vitia dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Aktualisht numri i të prekurve me këtë virus zyrtarisht shkon në tre persona.

Në spitalin e Gjilanit është konfirmuar zyrtarisht edhe një rast i prekur me virusin AH1N1 i njohur si gripi i derrit. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë.

Uji Dea

Demiri tha se pacienti është një djalë nga Vitia, derisa gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Demiri thotë se nuk ka nevojë për kurrfarë panike sepse Spitali i Gjilanit ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për të përballuar këto raste.

Ndryshe sipas Demirit zyrtarisht janë tri raste pozitiv të konfirmuara me këtë virus në Spitalin e Gjilanit./rajonipress/