Mobi Casa

Konfirmohen dy raste pozitive me virusin AH1N1 në spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në spitalin e Gjilanit aktualisht janë konfirmuar zyrtarisht dy raste të prekura nga virusi i quajtur AH1N1 i njohur si gripi i derrit. Rastet për rajonipress i ka konfirmuar Selvete Shurdhani zëvendësdrejtoreshë në Spitalin e Gjilanit derisa sipas saj edhe shtatë raste të tjera ndodhen për analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetit publik.

Të mërkurën edhe zyrtarisht janë konfirmuar dy raste të prekura nga virusi AH1N1 i njohur si gripi i derrave, raporton rajonipress.

Selvete Shurdhani zëvendësdrejtoreshë në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka konfirmuar për rajonipress se një mashkull dhe një femër tashmë janë konfirmuar si pozitiv me virusin AH1N1.

Uji Dea

Shurdhani tha se rasti i parë ndodhet i shtrirë në repartin e Infektives në Gjilan kurse rasti i dytë ka shkuar drejtpërdrejtë në Klinikën Infektive në Prishtinë. “Gjendja e pacientit në Gjilan është më stabile kurse ajo e pacientes që e kemi transferuar në Prishtinë është pak më e rëndë” tha Shurdhani.

Shurdhani tha se nuk ka nevojë për panik, pavarësisht faktit se kohëve të fundit ka raste të shpeshtuara që kërkojnë ndihmë.

Ndryshe Shurdhani tha se janë në pritje të analizave edhe për shtatë rastet e tjera që janë dërguar në Institutin e shëndetit kombëtar në Prishtinë./rajonipress/