RCCOLA

Komunat “gllabëruese” të buxhetit

/ 1 minutë lexim

Nëntë Komuna të Kosovës do të jenë vetëm barrë për buxhetin, pasi që nuk do të kenë qëndrueshmëri financiare nga të hyrat vetjake që i realizojnë.

Komunat e reja që po “përhajrohen” këto ditë nga kryeministri Hashim Thaçi do të jenë barrë për buxhetin e Kosovës, pasi që ato nuk do të kenë qëndrueshmëri financiare nga të hyrat vetjake që i realizojnë.

Qeveria e Kosovës së fundi ka themeluar tri komuna të reja, përkatësisht Gjonajt, Rogovën dhe Zhegrën, për të cilin vendim disa parti opozitare e kanë kritikuar se po e bën për përfitime të zgjedhjeve të 3 nëntorit të këtij viti.

Mobi Casa

Janë nëntë komuna, duke i përfshirë edhe ato serbe të krijuar vite më parë sipas Planit të Marti Ahtisarit, që funksionalizimi i tyre do të vazhdohet ekskluzivisht nga buxheti i Kosovës, shkruan Zëri.

Bëhet fjalë për komunat e vogla si: Hani i Elezit, Kllokoti, Mamusha, Juniku, Parteshi, Ranilluku, dhe tash së fundi Rogova, Gjonaj dhe Zhegra./Indeksonline/