Komuna përkujdeset për mërgimtarët

Gjilan – Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport tha se të dielën prej orës 21:00, në sheshin para Teatrit të Qytetit, do të ketë performancë live të këngëtarëve Veli Sahiti e Osman Shehut, krejt kjo në kuadër të Manifestimit kulturor “Ditët e mërgatës 2013”.
Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pritur më së miri mërgimtarët e shumtë. Drejtoria për Rini, Kulturë e Sport dhe zyra e kryetarit në kuadër të aktiviteteve për bashkatdhetarët tanë ka përgatitur edhe një mbrëmje verore muzikore
Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport tha se dielën prej orës 21:00, në sheshin para Teatrit të Qytetit, do të ketë performancë live të këngëtarëve Veli Sahiti e Osman Shehut, krejt kjo në kuadër të Manifestimit kulturor “Ditët e mërgatës 2013”.
Nevzadi tha se mbrëmjen do ta begatojnë edhe artistët: Ilir Geci, Explorer Band & Baci, Albina Jakupi, Defrim behluli, Bashkim Kërçeli, Barlet Qerimi, Agron Kurtalani, Madd Links.
Nevzadi thotë se mërgimtarët do të respektohen e nderohen gjithherë sepse ata i japin frymim qytetit. “Gjilani ka nderin që pret mërgimtarët ballëhapur dhe do të mundohemi që edhe ditëve tjera të kënaqim mërgimtarët me aktivitete të larmishme tha Nevzadi./rajonipress/