Uji Dea

Komuna mban debat publik për buxhetin me Grupin e Grave

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit për 2016-2018, një takim është mbajtur edhe me grupin e grave të komunës së Vitisë.

Hasan Aliu zv.kyetar i komunës, duke cilësuar buxhetin dhe përpilimin e tij si një nga punët shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme për komunën, ka thënë se tani kur është faza e dëgjimeve publike, po merren kërkesat nga qytetarët dhe grupet e ndryshme për nevojat që paraqiten e pastaj të vazhdohet me procedimin e aprovimit në kuvend.

Ndërsa Ibrahim Rama drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, njoftoi grupin e grave për procesin e hartimit të buxhetit dhe me shifrat e parapara për investime.

Mobi Casa

Në pjesën e diskutimeve nga të pranishmit, Xhylsime Qamili kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Vitisë përmendi disa nga prioritetet që janë përcaktuar nga ky grup siç është hartimi i strategjisë së punës për barazinë gjinore, ndërtimin e një çerdhe të fëmijëve, pasi që institucioni aktual nuk po plotëson nevojat dhe Vitia ka nevojë të madhe ta ketë edhe një çerdhe.

Mandej u përmend si prioritet trajnimi profesional në fushën e shëndetësisë, për përkrahje psikologjike e sidomos nëpër shkolla, ndërtimi i një Qendre mendore, mbështetje për Shoqatën e Femrave “Legjenda” etj./rajonipress/