KKGJILAN

Komuna e Vitisë, ua mbyll rrugicat prerësve ilegal të pyjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në bashkëpunim me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Vitisë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës kanë bërë mbylljen e rrugicave që janë përdorur nga personat e pa ndërgjegjshëm për prerjen ilegale të pyjeve.

Sipas Drejtorit të DSHPE-së Nexhmedin Jakupi mbyllja e rrugicave të tilla është bërë në fshatin Mjak, Samakovë, Letnicë, Shashare dhe Debelldeh, si dhe gjithashtu është bërë mbyllja e rrugicave që çojnë në hyrje të pyllit në fshatin Stançiq, në afërsi me kufirin e Maqedonisë.

Sipas tyre kjo është bërë me qëllim që të mbrohen pyjet e kësaj komune nga prerjet ilegale që po bëhen vazhdimisht nga personat e pa ndërgjegjshëm.

UBT

“Mbyllja e këtyre rrugicave është bërë në bashkëpunim me drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Viti dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës atyre. Qëllimi kryesor i këtij aksioni është mbrojtja e pyjeve të komunës sonë nga prerjet ilegale” u shpreh Jakupi.

Ai tha se aksioni i Komunës së Vitisë për mbylljen e këtyre rrugicave ka zgjatur disa ditë, por theksoi se ky aksion fatmirësisht ka kaluar pa probleme ndërsa potencoi se mbyllja e tyre është bërë me ekskavator komunal./rajonipress/