Mobi Casa

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Veteranit

/ 1 minutë lexim

Viti – Për nderë të ditës së veteranit e cila shënohet më 30 dhjetor, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, Abdyl Bajramin nga OVL e UÇK-së dhe Qemajl Rexhepin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Viti, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës.

Në këtë takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për shënimin e datave të rëndësishme që lidhen me luftën për liri të Kosovës dhe me kombin shqiptarë.

Uji Dea

Poashtu për nderë të kësaj dite, janë bërë edhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti.

Në shenjë respekti Haliti ndau edhe nga një dhuratë simbolike për pjesëmarrësit në këtë takim./rajonipress/