RCCOLA

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje si dhe kanë bërë matjen e sheqerit në gjak si dhe matjen e tensionit arterial për 33 qytetarët e rastit.

Me këtë rast ekipin i cili po merrej me këtë aktivitet e kanë vizituar zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrrushe Ahmeti si dhe drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli – Halili.

Drejtoresha Ahmeti foli për shënimin e kësaj dite në Viti. “Promovimi i shëndetit është me rendësi të veçantë pasi, reflekton në gjitha aspektet e jetës, prandaj aktivitete të tilla do te mbahen ne vazhdimësi në komunën tone” u shpreh Ahmeti.

Ajo tha se po ashtu sot është paraparë të mbahet edhe një ligjëratë nga Dr. Gentiana Ferati me titullin “Diabeti dhe Menaxhimi i tij”.

Hidromorava

Kurse drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili theksoj se komuna e Vitisë, ka rreth 200 qytetarë që marrin insulinë dhe foli mbi rëndësinë e sigurimit të saj për pacientet me sëmundjen e sheqerit.

Ajo tha se në QKMF-në e Vitisë ekziston edhe këshillimorja për diabet, ku sipas saj stafi shëndetësorë janë të përgatitur të japin këshilla për pacientët e interesuar.

Drejtohesha e QKMF-së rekomandoi edhe këshilla për pacientët me diabet, ku tha që është shumë e rëndësishme të vizitohet mjeku për kontroll të rregullt, edhe pse mund të ndiheni mirë dhe të mos keni probleme. “Duhet të keni kujdes pasi që komplikimet të diabetit zhvillohen në heshtje dhe nuk shkaktojnë simptoma në fillim, por me kalimin e kohës ato dëmtojnë organet e ndryshme si zemrën, trurin, veshkat, sytë, enët e gjakut, indet, etj”, tha ajo./rajonipress/