FITORJA

Komuna e Vitisë reagon ndaj dëmtimit të ndriçimit publik nga huliganët dhe qytetarët e pandërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Dëmtimi i qëllimshëm i ndriçimit publik në qytetin e Vitisë nuk është vetëm një akt vandalizmi, por një sjellje tejet e papërgjegjshme që rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve thuhet në reagimin e Komunës së Vitisë.

Reagimi i plotë:

Është e papranueshme që dritat publike, të cilat janë vendosur për të siguruar lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë, të bëhen cak i huliganëve apo i individëve të pandërgjegjshëm.

Hidromorava

Dëmtimi i ndriçimit publik, sjell pasoja të shumëfishta. Përveç krijimit të një ambienti të errët e të pasigurt, veçanërisht për skaj lumit Morava dhe afër shkollave, rreziku i kontaktit me kabllot e rrymës është real dhe i madh, sidomos për fëmijët. Një kabllo e zhveshur apo e dëmtuar mund të sjellë pasoja fatale.

Udhëheqja komunale, ka reaguar ashpër lidhur me këto raste të përsëritura, duke theksuar se dëmtimi i ndriçimit nuk është vetëm cenim i pasurisë publike, por edhe një krim që rrezikon jetën. Këto veprime nuk janë vetëm të turpshme, por dëmtojnë edhe përpjekjet e komunës për ta bërë qytetin më të ndriçuar, më të sigurt dhe më të mirëqenë për të gjithë.

“I bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rast të tillë. Dritat publike janë investim për të gjithë, janë dritat e rrugës tonë të përbashkët, dhe ato duhen ruajtur me përkushtim. Një shoqëri e shëndoshë nis nga respektimi i hapësirës publike.
Ndaj huliganëve dhe veprimeve të tyre nuk duhet të ketë mirëkuptim. Ka ardhur koha që përgjegjësia të marrë vendin që i takon, dhe që të ndërtojmë një kulturë të re qytetare, ku drita ndriçon rrugët, jo errësira e papërgjegjësisë”, thuhet në reagim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.