ARKATANA

Komuna e Vitisë pranon një veturë donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Caroline Ziadeh, shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), e cila i dorëzoj kryetarit Haliti çelësat e një veture që do të jetë donacion nga ky mision për këtë komunë.

Kjo veturë është e dyta, pas asaj që i’u dhurua ditë më parë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Me rastin e pranim dorëzimit të këtij donacioni, Haliti e ka falënderuar atë dhe misionin në fjalë për donacionin e dhënë, duke e çmuar lartë donacionin në fjalë.

Ai gjithashtu e njoftoj znj. Ziadeh lidhur me zhvillimet e gjithëmbarshme në Viti, në veçanti mbi projektet e realizuara por edhe planet për të ardhmen në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komunë pa dallim, duke shtuar se komuna e Vitisë është një komunë me një bashkëjetesë dhe harmoni në mes të komuniteteve kombëtare dhe fetare.

Uji Dea

Znj.Caroline Ziadeh, shefe e Misinionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, çmoi lartë angazhimin e Institucioneve komunale të Vitisë, konkretisht në krijimin e klimës së mirë ndëretnike e ndër fetare në këtë komunë, duke përgëzuar Halitin dhe ekipin e tij, për këtë përkushtim.

Sidomos ajo përmendi gatishmërinë e Institucioneve komunale për investim në rivitalizim të objekteve shkollore multietnike, sikur ajo në Binqë, ku tha se Vitia është model i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të mirë të të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë, kryetari Haliti, i dha një dhuratë modeste znj. Ziadeh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.