Deponit ilegale të mbeturinave janë bërë shqetësuese për banorët e Vitisë

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, për Komunën e Vitisë(EVSB), reagon ndaj këtyre dukurive negative.
EVSB, siç duket zyrtarët e Institucioneve Komunale të Vitisë, kanë rënë në gjumë të thellë, ndoshta kanë të “drejtë”, sepse kanë hallin se si të i sigurojnë votat për vetën e tyre, dhe për ambientin as që ju intereson fare.
EVSB, krijimi i deponive ilegale të mbeturinave, është bërë një dukuri shqetësuese dhe e pa pranueshme për banorët Vitias.
Në vendin e quajtur: Lumi i hasanve, i cili kalon nëpër fshatin Buzovik, e derdhet ne lumin Morava, janë krijuar deponi ilegale të mbeturinave nga llojet e ndryshme të tyre.
Po ashtu vërehet dhe hudhja e pjesëve të mobiljeve skaj rrugës, mbi shkollën e vjetër të fsh. Beguncë, tek vendi i quajtur Zhari.
Pjesa tjetër e rrugës së Debelldehit vërehet se janë me qindra goma të shkarkuara në përrua.
Në këtë rast kemi ndotjen e ambientit, por dhe ndotjen e ujit!
Por disa nga banorët e fshatrave, nga pakujdesia e tyre, dhe nga pa përgjegjësia prapë po i hedhin në këtë lokacion.
EVSB, Kërkojmë, nga banorët e fshatrave për rreth, që së bashku të kujdesemi për një mjedis të pastër dhe të mos krijojmë pika të reja të grumbullimit të mbeturinave.
Grumbullimi i mbeturinave pa planifikim, bartë rreziqe të ndryshme, jo vetëm në aspektin ekologjik por edhe shëndetësor, pasi që si pasojë e këtyre mbeturinave, kanosemi edhe nga epidemi të tjera dhe krijojmë kushte edhe për grumbullimin e qenve endacak.
EVSB, ka siguruar fotot nga vend ndodhja, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me EVSB-në, andaj apelojmë tek banorët e asaj pjese, që mos të hedhin gjëra të tilla siç duken në foto, sepse do të identifikohen dhe do të marrin dënimin e merituar!
EVSB-fton Institucionet Komunale, nga drejtoria përkatëse që të zgjohen nga gjumi dhe të dalin në vend ndodhje, dhe të bëjnë largimin e këtyre deponive ilegale, nga qytetarë të pa përgjegjshëm thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/