FITORJA

Komuna e Vitisë pranon edhe një veturë donacion, kësaj radhe nga UNICEF-i

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka pranuar sot një veturë donacion nga UNICEF (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët). Bëhet me dije se ky donacion është në kuadër të programit

”Kujdesi për nëna dhe fëmijë” që në Viti, është lansuar qysh në vitin 2018, në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Përndryshe në ceremoninë e pranim dorëzimit të kësaj veture ishin përfaqësues nga UNICEF, konkretisht: Sajeda Atari-specialiste e zhvillimit në fëmijërinë e hershme, Bekë Veliu- Zyrtar për Shëndetësi dhe Jehona Luta- Konsulente për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Me rastin e pranim dorëzimit të këtij donacioni, Haliti e ka falënderuar UNICEF-in për donacionin e dhënë, duke e çmuar lartë donacionin në fjalë por edhe të gjithë ndihmën e dhënë ndër vite, përfshirë atë në kohën e pandemisë me virusin Covid-19.

UBT

Ndërkaq përfaqësuesja e UNICEF-it, znj.

Atari tha se Vitia nuk është zgjedhur rastësisht për të marrë këtë donacion, por si shkak ishte performanca jashtëzakonisht e mirë e kësaj komune, duke falënderuar komunën e Vitisë për punën e bërë e në veçanti të drejtoreshave Vjollca Kadolli-Halili dhe Merrushe Ahmeti.

Në këtë takim në shenjë respekti për UNICEF-in, kryetari Haliti i ndau një mirënjohje znj. Atari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.