Hidromorava

Komuna e Vitisë po shënon ditën e dëshmorëve me aktivitete të shumta

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është mbajtur një akademi përkujtimore për të përkujtuar dhe nderuar gjithë dëshmorët e rënë të kësaj komune. Gjithashtu janë vendosur kurora lushësh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Mw pas nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në orët e pasdites pritet të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera si sportive por edhe manifestimi kombëtar poetik “Pranvera poetike në Viti”-Hoxha i bunkerëve, që ju kushtohet dëshmorit, Jonuz Zejnullahu.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve sot në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, pritet të bëhet edhe zbulimi i memorialit të atdhetarit Nazmi Azemi.

Akademi solemne për nderë të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të komunës ës Vitisë, ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë ata që kanë rënë për liri. Me këtë rast nga një fjalë rasti kanë mbajtur: kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Xhevgjet Ademi nga OVL-UÇK në Viti dhe një kumtesë nga Prof. Shefki Sadiku.

ARKATANA

Gjithashtu në këtë akademi u dha edhe një program i pasur kulturore e artistik nën drejtimin e Prof. Mustafë Llamallari.

Përndryshe në homazhet që janë mbajtur për nder të dëshmorëve sot pos përfaqësuesve të komunës së Vitisë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të subjekteve politike, veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, Policisë, Shëndetësisë, shkollës, Bashkësisë Islame dhe të tjerë.

Ndërkaq sot pos ditës së dëshmorëve është edhe dita e rënies në alltarinë e lirisë të dëshmorëve Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.