Uji Dea

Komuna e Vitisë përsëri radhitët ndër komunat më të mira në menaxhimin financiar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë përsëri po radhitët ndër komunat më të mira për menaxhimin financiar. Kjo u bë me dije sot pasi që kryetari i kësaj komune, z. Sokol Haliti ka pranuar edhe zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit Raportin për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017.

Sipas këtij raporti pas auditimit të bërë mbi pasqyrat financiare vjetore për vitin 2017, auditori ka dhënë një opinion të pamodifikuar-pa theksim të çështjes e cila edhe llogaritet si vlerësimi maksimal për menaxhim financiar dhe përmbushjes së obligimeve ligjore.
“Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe Rregulloren MF, Nr. 01/2017 për raportin financiar nga organizatat buxhetore”, thuhet ndër tjerash në këtë raport.

Mobi Casa

Përndryshe në vitin 2016 vetëm Komuna e Vitisë në nivel vendi kishte marrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit një vlerësim të modifikuar-pa theksim të çështjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.