FITORJA

Komuna e Vitisë përkrah ngritjen e plantacioneve të arrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e fidanëve të arrës për 10 përfitues. Në këtë donacion nga ana e komunës përfshihet për secilin përfitues nga 145 fidane të arrave, rezervuar të ujit me kapacitet 2000l si dhe sistem të ujitjes pikë-pikë.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre fidanëve dhe të sistemit të ujitjes i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili foli për mbështetjen e vazhdueshme të komunës së Vitisë për fermerët vitias për të gjithë sektorët përfshirë edhe pemëtarët.

Ai tha se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që ti mbështes ata duke përmendur edhe përkrahjen që ju është bërë fermerëve, bletarëve, pemëtarëve gjatë këtij viti dhe atë edhe me mekanizëm të ndryshëm bujqësorë.

I pari i Vitisë, tha se qeverisja e tij do të vazhdoj ti përkrahë qytetarët vitias që dëshirojnë të punojnë në fushat e ndryshme të bujqësisë dhe pemëtarisë.

Hidromorava

Duke folur për fidanët dhe të sistemin e ujitjes, ai potencoi se kultivimi i arrave është mjaftë profitablile dhe i kërkuar edhe në treg.

I pranishëm në pranim dorëzim ishte edhe një ekspert i kultivimit të arrave i cili i njoftoj të pranishmit se lloji i arrave që është blerë nga ana e komunës është shumë profitablie që sjellë rendimente të mira duke i njoftuar ata edhe për mënyrën se si duhet të mbillen ato.

Përndryshe përfituesit kanë participuar me 20% të vlerës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.