UBT

Komuna e Vitisë përfituese e tri projekteve këtë javë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që është mbajtur sot, e cila është udhëhequr nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u bë e ditur se, vetëm gjatë kësaj jave komuna e Vitisë ka përfituar tri projekte të rëndësishme.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, u shpreh se këto projekte janë rezultat i punës së palodhshme dhe vetëm dy prej tyre që janë nga Bashkimi Evropian, kapin vlerën mbi 2 milion euro (Projekti “Bridging regions”, nga Bashkimi Evropian (EU) nëpërmjet programit të bashkëpunimit ndërkufitar “Cross-border cooperation” dhe projekti i renovimit të shkollës së mesme “Kuvendi Lezhës” në Viti), si dhe projekti tjetër nga USAID-i amerikan, që ka të bëjë me kontratat sociale.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, Haliti kërkoi nga këshilli i drejtorëve që të shtohen të gjitha kapacitetet në të gjitha drejtoritë, në veçanti shtimi i orarit të punës tek gjendja civile, si dhe të jenë në nivelin më të lartë institucional gjatë kësaj periudhe kur bashkatdhetarët tanë janë nëpër familjet e tyre.

Poashtu, gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar – qershor 2023./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.