FIDANISHTJA

Komuna e Vitisë përfituese e projektit të USAID-it: “Integriteti i Komunave të Kosovës”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Agim Salihu, udhëheqës i objektivit 2 dhe 3 të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës, të USAID-it amerikan.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti u njoftua rreth pikëpamjeve që parasheh ky projekt, ku sipas z.Salihu, do të ketë 8 komuna partnere, të cilat do të marrin asistencë direkt, si dhe 8 komuna të dyta të cilat do të mund të jenë potenciale për komuna në fokus në vitin 4 dhe 5 të projektit.

Në këtë takim janë shpalosur edhe programi dhe objektivat e projektit për periudhën e ardhshme 5 vjeçare (2022 – 2027).

Uji Dea

Duke folur për rendësin e këtij projekti, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është e interesuar të punoj me projekte të tilla amerikane, e posaçërisht me një projekt të tillë, duke e konsideruar si shumë të domosdoshëm dhe sipas tij është në interes të institucioneve komunale.

Përndryshe projekti Integriteti i Komunave të Kosovës, adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike, me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave.

Objektivat kryesore të këtij projekti do të jenë:
1. Institucionet qeveritare për llogaridhënie ofrojnë mbikëqyrje financiare më efektive dhe më të koordinuar.
2. Institucionet rrisin përdorimin e praktikave të mira në planifikimin e buxhetit, prokurimin publik dhe menaxhimin e kontratave.
3. Institucionet avancojnë normat dhe praktikat që mbështesin auditimin e brendshëm dhe llogaridhënien.
4. Shoqëria civile, mediat dhe sektori privat përmirësojnë integritetin e akterëve të sektorit publik dhe privat në prokurimin publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.