Eko Higjiena

Komuna e Vitisë përfituese e projektit për Efiçiencë në Energji nga MCC

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë dje pjesë në konferencën e donatorëve për Efiçiencë të Energjisë për Ekonomitë Familjare në Kosovë të organizuar nga Fondacioni Mijëvjeçarit Kosovar (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Me këtë rast, kryetari Haliti, tha se sipas vlerësimit të MCC-së dhe përfaqësuesit të USAID-it, komuna e Vitisë është kampion në projektet e Efiçiencës në Energji, dhe në menaxhimin e inplementimin e tyre.

Mobi Casa

Në këtë konferencë, të ftuar ishin edhe përfaqësues të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Uashingtoni, si e dërguara Alicia Phillips Mandaville, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës, kryetarë të komunave që kanë bashkëfinancuar në projektet e efiçiencës së energjisë të zbatuara nga Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, organizatat kryesore vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në projektet e efiçiencës së energjisë, dhe palët e tjera të interesuara të përfshira në projektet e efiçiencës së energjisë “SEEK”.

Gjithashtu bëhet me dije se është diskutuar edhe për të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e efiçiencës së energjisë, dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.